Alarm pas vërshimeve, Zeneli: Rritet rreziku në shëndet

Para disa ditëve, Kosova u përballë me vërshime të shumta në shumë komuna të saj.

E gjendja vazhdoi të jetë e vështirë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Lidhur me këtë, profesori i kimisë toksikologjike, Lulzim Zeneli, tha se përmbytjet kërkojnë gjithnjë alarmim, pasi sipas tij, ato sjellin gamë të madhe dëmesh e madje edhe rrezik për sëmundje.

“Situata pas vërshimeve gjithmonë kërkon një alarmim, për shkak se pos dëmtimeve në aspektin ekonomik, vërshimet sjellin edhe një gamë të madhe të dëme, duke filluar nga ndotja e ujit, pastaj degradimi i tokës, ndotja e ekosistemit, pastaj potencialisht rritet gama për rrezik në shëndet”, tha Zeneli në emisionin “Fol me Arin”.

Ndërkohë, ai tha se një ndër faktorët që kanë shkaktuar vërshimet është edhe faktori njeri.