Manchester United dhe Michael Carrick kanë arritur një marrëveshje verbale që ai të bëhet trajneri i përkohshëm i klubit deri në fund të sezonit.
Detajet e kontratës tani po finalizohen nga avokatët e të dyja palëve dhe Carrick mund të nënshkruajë dokumentet më vonë këtë pasdite, kur dhe pritet të bëhet zyrtarizimi i lajmit.
Carrick ka mbërritur paraditen e së martës në qendrën e trajnimit në Carrington për t’u takuar me drejtorin e futbollit Jason Wilcox.
Të dyja palët janë të etura që marrëveshja të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që Carrick të mund të fillojë përgatitjet për t’u stërvitur të mërkurën, përpara përballjes me Manchester City këtë të shtunë.
The post United marrëveshje me ish-lojtarin për detyrën e trajnerit, kontratë 6-mujore, debuton në derbin ndaj City appeared first on Telesport.










