Shkarkimi i Xabi Alonso, 7 lojtarët e Realit që ende nuk i kanë thënë “lamtumirë” publikisht

Pak para orës 18:30 të hënën, më 12 janar, Real Madridi njoftoi zyrtarisht shkarkimin e Xabi Alonsos. Vendimtare ishte humbja në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, edhe pse prej kohësh qarkullonin zëra për largimin e ish-trajnerit të Bayer Leverkusen.

Ndër arsyet e ndarjes, një rol mund ta kenë pasur edhe disa nga lojtarët kryesorë të skuadrës, të përfshirë në episode tensioni ose pakënaqësie me trajnerin, mes zëvendësimeve të papëlqyera dhe kapriçove. Media spanjolle po i kushton vëmendje mënyrës si po zhvillohet ndarja.

“Marca” vëren se, edhe pas shumë orësh, jo të gjithë lojtarët e Realit e kanë përshëndetur publikisht Alonson në rrjetet sociale. Shumë e kanë bërë (nga Mbappé te Courtois), por mungojnë ende 7 emra: Vinicius, Militao, Trent Alexander-Arnold, Mendy, Bellingham, Brahim Diaz (i përqendruar te Kupa e Afrikës me Marokun) dhe Mastantuono. As Endrick, por ai është i huazuar te Lyon dhe aktualisht jashtë Realit.

The post Shkarkimi i Xabi Alonso, 7 lojtarët e Realit që ende nuk i kanë thënë “lamtumirë” publikisht appeared first on Telesport.