Bremer: Spalletti na kërkon të kemi topin, me më shumë posedim shënon gola

Mbrojtësi i Juventusit, Gleison Bremer, foli për “SportMediaset” pas fitores 5-0 ndaj Cremonese: “Te goli e godita topin me kokë, shkoi mirë. Fituam dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Ia dedikova golin gruas sime, që është shtatzënë, presim një vajzë. Jam i lumtur. Ishte pak me fat, por pas dy vitesh arrita të shënoj. Kisha nevojë për besim dhe më mungonte”.

Për rritjen e skuadrës: “Juventusi është mirë dhe po punon mirë. Kemi një trajner të mirë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse ende s’kemi fituar asgjë”.

Për përballjet e mëdha: “Mendojmë ndeshje pas ndeshjeje; tani është Cagliari. Ka dëshirë për të qëndruar aty lart. Trajneri është këtu prej 2–3 muajsh dhe skuadra po përmirësohet”.

Për ndryshimin te Juventusi: “Ka ndryshuar pak nga gjithçka. Trajneri ka fituar dhe ekipet e tij luajnë mire. Na kërkon gjithmonë posedimin e topit, sepse golat i shënon ai që ka topin”.

The post Bremer: Spalletti na kërkon të kemi topin, me më shumë posedim shënon gola appeared first on Telesport.