Rezerva shtetërore: Mbyllet për publikun seanca e parë ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve

Seanca gjyqësore ndaj ministres në detyrë të Tregtisë, Rozeta Hajdari, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit, e cila po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbyllur për publikun.

Të pandehurit janë paraqitur para trupit gjykues në kuadër të rastit të njohur si “Rezervat shtetërore”, ndërsa vendimi për mbylljen e seancës për publikun është marrë me arsyetimin e ruajtjes së informatave sensitive që lidhen me çështjen.

Por para pak minutave trupi gjykues ka njoftuar se seanca do të mbyllet për publikun.

Kësisoj u vendos që seanca të mbahet pa media, duke thënë se ka të dhënë konfidenciale në këtë rast

Kjo seancë ka për qëllim shqyrtimin e aktakuzës dhe deklarimin e të pandehurve lidhur me fajësinë ose pafajësinë e tyre, si dhe trajtimin e çështjeve procedurale që mund të parashtrohen nga palët.

Ndërkohë seanca e 10 dhjetorit kishte dështuar, për shkak të mungesës së Hajdarit.

Rozeta Hajdari del para gjyqit për skandalin me “Rezeravet Shtetërore”

Avokati i Rozeta Hajdarit, Florent Latifaj, ka theksuar se dokumentet në rastin e rezervës shtetërore, nuk mund të shihen as nga gjyqtarët e as prokurorët.

Ai ka harruar se me ato dokumente, Rozeta Hajdari bashkëpunoi me ‘furragjinë’ Ridvan Muharremi.

“As ne avokatët, as policët nuk kemi të drejtë t’i shohim këto dokumente. Madje, sipas ligjit, qasje nuk duhet të ketë as prokurori dhe as gjyqtari,” ka deklaruar Latifaj në seancë.

“Po tentohet që dokumentet të na jepen edhe neve, që edhe ne të bëhemi pjesë e një procesi të paligjshëm që përbën edhe vepër penale. Konsideroj që pa u bërë deklasifikimi i dokumenteve, asnjë seancë të mos mbahet e hapur,” ka thënë Latifaj.