Spalletti ka të paktën 5 arsye të mira për të buzëqeshur dhe shpresuar se ky është Juventusi i duhur

Një e hënë për të mos u urryer, sidomos kur sjell 3 pikë të rëndësishme dhe një paraqitje për t’u vlerësuar maksimalisht. Në prologun e javës së 20-të, Luciano Spalletti pa Juventusin që i afrohet idesë së tij. Është ende herët për ta parashikuar garën e titullit, por pas një viti e gjysmë vuajtjesh, tifozët bardhezinj përjetuan një mbrëmje që “ia vlejti çmimin e biletës”. Ka të paktën pesë arsye, sa edhe golat e shënuar nga “Zonja e Vjetër”.

– Guximi në veprime; rikthim i identitetit bardhezi, i dukshëm te goditja e Mirettit për 1-0, dalja madhështore e Thuram për 2-0 dhe qetësia e Yildiz nga pika e bardhë për 3-0.

– Presing i lartë që funksionon. Juventusi bllokoi ndërtimin e ulët të Cremonese; pas 6 minutash erdhi rasti i David (shtylla).

– David di ende si shënohet. Pas kritikave, Jonathan David konfirmohet si “goleador i lindur”.

– Prapavija ka gjetur ekuilibrin. Katërshja mbrojtëse, çifti Bremer-Kelly jep siguri. Bremer, edhe me ndonjë gabim, stabilizon repartin.

– Thuram po bëhet lider. Përtej kapitenit Locatelli, francezi është lider Teknik, fizik, ofron rikuperime dhe kundërsulme (aksioni i 2-0).

Përfundimi? Sot jo për titullin, nesër ndoshta. Champions League po, sot dhe nesër. Mungon një “play” në stil Pizarro/Brozović/Lobotka dhe ndoshta një sulmues tjetër, duke ditur se nuk mund të llogaritet Vlahović i dëmtuar.

The post Spalletti ka të paktën 5 arsye të mira për të buzëqeshur dhe shpresuar se ky është Juventusi i duhur appeared first on Telesport.