I skadon kontrata në qershor, Bayern sfidon City e Liverpool për yllin e kombëtares angleze

Bayern Munich nuk heq dorë nga Marc Guehi. Sipas mediave, drejtori sportiv i klubit bavarez, Max Eberl, ka bërë telefonata të reja ditët e fundit në një përpjekje për të bindur qendërmbrojtësin anglez që t’i bashkohet projektit të klubit gjerman përpara verës së ardhshme.

Interesi i Bayern është konkret dhe i hershëm. Një takim midis Eberl dhe agjentit të lojtarit u zhvillua në selinë e klubit disa javë më parë. Kampionët në fuqi të Gjermanisë nuk kanë ndërmend të dorëzohen, duke u mbështetur në kontratën e lojtarit që skadon në fund të këtij sezoni.

Rruga drejt Bayern, megjithatë, premton të jetë e vështirë për shkak të konkurrencës së fortë angleze. Manchester City mbetet i interesuar për një transferim të menjëhershëm, që këtë dimër. Ky opsion do të përfaqësonte mundësinë e vetme të Crystal Palace për të arkëtuar, duke shmangur humbjen e tij si transferim i lirë.

Edhe Liverpool pret, pasi dështoi për ta sjellë Guehi në “Anfield” verën e kaluar dhe sigurisht që nuk do të dorëzohen. E ardhmja e Guehi duket se varet në fije të perit midis një kalimi përfundimtar në një klub të madh të Premier Ligës ose një aventure në Bundesligë nën drejtimin e Kompany.

The post I skadon kontrata në qershor, Bayern sfidon City e Liverpool për yllin e kombëtares angleze appeared first on Telesport.