Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez e kanë nisur vitin në mënyrën më të mirë. Pas blerjes së dy vilave luksoze në Detin e Kuq në dhjetor, tani çifti feston përfundimin e punimeve në vilën e tyre në qytetin bregdetar të Cascais, Portugali.

Me sipërfaqe 5.000 metra katrorë dhe vlerë prej 25 milionë eurosh, shtëpia e re e futbollistit dhe modeles është më e madhja në vend dhe një nga më të shtrenjtat. E vendosur në zonën ekskluzive “Quinta da Marinha”, 30 km nga Lisbona, mediat parashikojnë se do të jetë vendbanimi i tyre, pas “pensionimit” të Ronaldos nga futbolli.

Shtëpia përfshin një pishinë të brendshme dhe një të jashtme 37 metra katrorë, me pamje nga Oqeani Atlantik, kinema private, palestër të pajisur plotësisht, kopsht me dimensione mbresëlënëse dhe garazh për 20 makina. Gjithashtu raportohet se vila ka akses në një plazh privat artificial. Kjo është vila luksoze ku familja e Ronaldos mund të vendoset së shpejti.
The post Ronaldo dhe Georgina inaugurojnë shtëpinë e re spektakolare 25 milionë euroshe appeared first on Telesport.










