De Bruyne konfirmon të ardhmen e tij: Te Napoli jam i lumtur, në Belgjikë kthehem për t’u argëtuar

Nëse do të kthehem ndonjëherë në Belgjikë, do të jetë për t’u argëtuar dhe për të qëndruar pranë shtëpisë. Por kjo nuk është në mendjen time tani”.

Është kjo deklarata e dhënë së fundi nga mesfushori belg Kevin De Bruyne, që luan në Serie A me Napoli. Kohët e fundit u përfol për një largim të mesfushorit, që për momentin është i dëmtuar.

Dua ende të testoj veten dhe të eksploroj kufijtë e mi. Jam i lumtur te Napoli tani për tani dhe mezi po pres të rikuperoj nga dëmtimi. Objektivi im është të jem gati për Kupën e Botës”, tha De Bruyne.

Kjo deklaratë u dha në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Këpucës së Artë të Futbollit Belg.

The post De Bruyne konfirmon të ardhmen e tij: Te Napoli jam i lumtur, në Belgjikë kthehem për t’u argëtuar appeared first on Telesport.