“E përdorja për shëndetin”, pensionisti 80-vjeçar kapet me kokainë

Një 80-vjeçar është vënë në arrest shtëpiak pasi policia e kapi me 11 pako kokainë.

Pensionisti këmbënguli se ishte pikërisht ajo që i kishte kërkuar mjeku. I moshuari energjik pohoi më tej se sasia ishte për “shëndetin” e tij.

Një gjyqtar nga Gjykata e Qarkut të Splitit në Kroaci thuhet se ka urdhëruar arrest shtëpiak me monitorim elektronik për 80-vjeçarin që u kap javën e kaluar me 11 pako kokainë. Ai gjithashtu dyshohet se ka shitur një pako gjysmë grami të drogës.

Burri ka pretenduar se substanca e paligjshme e gjetur në shtëpinë e tij ishte për përdorim personal.

Për më tepër, ai tha se e përdorte drogën për arsye shëndetësore. Sipas përdoruesit të drogës, kokaina e bënte të ndihej “i rigjallëruar”, raportoi agjencia kroate e lajmeve Dalmatinski Portal, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, ai thuhet se ka mohuar shitjen e drogës. Sipas lajmeve lokale, atij i është dhënë një pajisje monitorimi elektronike, e cila i është vendosur në këmbë.

Si rezultat, për muajin e ardhshëm, atij nuk i lejohet të dalë nga shtëpia. Për shkak të faktit se burri jeton vetëm, një fqinj do të duhet t’i dërgojë ushqim dhe gjëra të tjera të nevojshme.

The pensioner was also accused of selling the drug