Pas eliminimit kundër Paris FC, pas një ndeshjeje që ata e dominuan kryesisht në aspektin e lojës, trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, vlerësoi performancën e ekipit të tij. Ai vlerësoi veçanërisht rastet e krijuara, deri në atë pikë sa besoi se skuadra e tij duhej të kishte fituar.
Njëzet e pesë gjuajtje për PSG dhe asnjë gol, që solli një eliminim surprizë. “Unë nuk flas kurrë me lojtarët pas ndeshjes, është krejtësisht e ndaluar! Pavarësisht nëse fitojmë apo humbasim. Nuk është koha për të folur dhe analizuar një ndeshje”, tha Luis Enrique.
“Ne krijuam shumë raste, e meritonim ta fitonim këtë ndeshje dhe luajtëm mirë. Por, për të fituar në futboll, duhet të shënosh gola. Ky nuk ishte rasti për ne dhe duhet ta pranojmë këtë humbje“, shtoi spanjolli.
Më tej, Enrique komentoi: “Ekipi nuk u dorëzua kurrë deri në fund. Ne dhamë gjithçka, por kishte edhe një portier të shkëlqyer në anën tjetër. Ne bëmë 25 gjuajtje. Krijuam shumë raste. Dominuam ndeshjen nga fillimi deri në fund. Bëmë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”.
“Jam shumë i kënaqur me atë që pashë, me intensitetin, me mënyrën se si luajti skuadra. Megjithatë, duhet ta dini se është një sport ku shënimi i golave është thelbësor dhe kjo nuk ishte dita e duhur. Duhet ta pranoj këtë. I uroj Paris FC më të mirën. Ata janë rivali ynë, por ne e meritonim ta fitonim këtë ndeshje“, tha Enrique.
The post U eliminuan nga Kupa e Francës, reagon Luis Enrique: Krijuam 25 raste por nuk shënuam, kjo bëri diferencën appeared first on Telesport.










