“Fantazma e Prishtinës”, Kelmendi: U përdor për marketing – shqetësuese

Një imazh me një karakter të pazakontë i krijuar me inteligjencë artificiale (AI), foto kjo e shpërndarë shumë në rrjete sociale si “Fantazma e Prishtinës”, ka krijuar konfuzion dhe frikë të madhe në qytet e përtej.

Në emisionin “Ora Shtatë”, sociologia Ambera Kelmendi e quajti shqetësuese si fenomen përdorimin e këtij karakteri, si marketing e humor, megjithatë sipas saj, fëmijët dhe njerëz të caktuar si shtatzënat, apo dikush tjetër, mund të kishin pësuar trauma nga frika.

“Është një fenomen që ka marr përmasa goxha të mëdha. Fillimisht nuk ishte shumë e vërtetuar nëse ishte e vërtetë, disa thoshin që ai po del, dikush thoshte se është i pastrehë, megjithatë si fenomen është shqetësues”, u shpreh Kelmendi.

“Ne jemi popull që kemi qenë gjithmonë nën presion të diçkaje, dhe besojmë gjithçka që na servohet. Mua më ka shqetësuar, shqetësimi i fëmijëve”, tha ajo.