Ibrahimi: Shfuqizimi i ligjit për konfiskimin e pasurisë ishte i pritshëm, Gjykata e la punën në gjysmë

Avokati Adrianit Ibrahimi ka folur  lidhur me shfuqizimin e ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme nga ana e Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Ai ka deklaruar se shfuqizimi i këtij ligji ka qenë i pritshëm për të.

“Për mua ka qenë e pritshme, besoj se edhe për komunitetin e juristëve ka qenë e pritshme. Fakti që Gjykata nuk është lëshuar në shqyrtimin e meritave të ligjit apo të dispozitave përmbajtësore, besoj që do të shkaktojë pasoja në të ardhmen”, ka thënë Ibrahimi.

Ai ka shtuar se, sipas tij, Gjykata Kushtetuese e ka lënë procesin përgjysmë, pavarësisht se vendimi për shfuqizimin e projektligjit është marrë me të drejtë për shkak të shkeljeve procedurale.

“Pra, konsideroj që Gjykata Kushtetuese e ka lënë punën në gjysmë, pavarësisht se me të drejtë e ka shfuqizuar projektligjin për shkak të gabimeve procedurale”, ka deklaruar ai./dukagjini