Surpriza e janarit! Jobe Bellingham i bashkohet të vëllait në La Liga?

Jobe Bellingham mund t’i bashkohet të vëllait të tij, Jude Bellingham, në La Liga. në afatin kalimtar të merkatos dimërore. Duke qenë se Dani Parejo po i afrohet fundit të karrierës, dhe megjithëse ndikimi i tij në dhomën e zhveshjes dhe në fushë mbetet i rëndësishëm, roli i 36-vjeçarit po zvogëlohet në mënyrë progresive.

Përveç kësaj, largimi i mundshëm i Pape Gueye, i cili është shumë afër transferimit në Superligën e Turqisë, e detyron “Nëndetësen e Verdhë” të ndërhyjë në merkato, në repartin e mesfushës.

Klubi i La Ligës, kërkon një mesfushor energjik, me qëndrueshmëri dhe aftësinë për të bërë diferencën në të dyja anët e fushës. Për këtë arsye, Villarreal është vënë pas Jobe Bellingham, i cili nuk është se po përjeton sezonin e tij më të mirë te Borussia Dortmund, por sërish mbetet një nga emrat më të lakmuar në treg.

Mediet spanjolle bëjnë me dije se Villareal po shqyrton një ofertë fillestare afër 20 milionë eurosh për Bellingham, por e pamjaftueshme për Dortmundin. Verdhezinjtë duan 30 milionë euro, shifrën që paguan në verë te Sunderland për transferimin e 20-vjeçarit.

The post Surpriza e janarit! Jobe Bellingham i bashkohet të vëllait në La Liga? appeared first on Telesport.