Barcelona fiton Superkupën e Spanjës për të dytin vit rresht. Katalanasit mundën mbrëmë Real Madridin 3-2 në “El Clasico-n” e luajtur në Jeddah të Arabisë Saudite.
Humbja sërish në finale ndaj rivalit historik ka mërzitur tej mase tifozët e “Los Blancos”, ku shumë prej tyre kanë bërë “kokë turku” për këtë disfatë, mbrojtësin Dean Hujisen.
20-vjeçari i transferuar verën e kaluar për 60 milionë euro, nuk ka fituar ende sigurinë që i nevojitet dhe nuk është hera e parë që bën gabime të shumta në ndeshjet e mëdha dhe vendimtare të sezonit.
Nënshkrimi i Dean Huijsen nuk mund të quhet ende një dështim, por ka lënë shumë për të dëshiruar në këtë fazë të sezonit deri tani. Mbrojtësit spanjoll i duhet ende shumë punë për të bërë, për të mbajtur peshën e qendrës së mbrojtjes te Real Madrid.
The post Tifozët e Real Madridit bëjnë “kokë turku” 20-vjeçarin për humbjen ndaj Barcelonës në Superkupë appeared first on Telesport.










