Dy shqiptarët e plagosur sot në Greqi, babë e bir nga familja Sinovarfaj, po rezulton se kanë qenë pjesë e dosjes ‘Sky ECC’ atje, rast ky për të cilin u arrestuan 24 persona.
Mes tyre kanë qenë edhe 14 shqiptarë, të dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës, raporton Top Channel.
Lokali “O Gyros tou Asirmatou”, ku u plagos 39-vjecari Negri Sinovarfaj dhe babai i tij 70-vjeçar, sipas dosjes së atëhershme, rezulton se pronar të “padukshëm” ka pasur 34-vjeçarin nga Vlora, Andon Salati.
Ky i fundit, sipas dosjes së operacionit në dhjetor 2024, konsiderohet një nga krerët e një prej grupeve kriminale në bashkëpunim me Denis Grabockën.
Salati, i cili njihet me pseudonimet “Sal”, “Salah” dhe “Toni”, rezulton përdorues i “Sky ECC” por edhe “Encrochat”.










