Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas raportimit të Nacionales, lidhur me pëlqimin që konsulli Gëzim Gashi ia bëri postimit ku Thaçi akuzohet për vrasje e plaqkitje.
Behrami ka shkruar se ky konsull duhet të shkarkohet.
Postimi:
Presidentja, Vjosa Osman dhe Donika Gërvalla duhet ta shkarkojnë sot këtë konsullin e Përgjithshëm (me mandat të skaduar) që pëlqen postimet e propagandës serbe dhe të Gjykatës Speciale.
Nëse nuk e shkarkojnë, atëherë ato e dëshmojnë se janë në agjendë totale të narracionit serb!
Veç sa për rikujtim: diplomatët në të kaluarën janë shkarkuar për cikërrima.









