Sulmuesi luan sërish që pas dëmtimit në fillimin e sezonit, Arteta: Ky është një lajm i shkëlqyer

Mikel Arteta më në fund ka në dispozicion sulmuesin Kai Havertz, i cili u rikthye në fushë në ndeshjen e fundit që Arsenal luajti në FA Cup, atë të fituar 4-1 ndaj Portsmuth.

26-vjeçari nuk ka luajtur që nga dita e parë e sezonit, në ndeshjen kundër Manchester United, për shkak të një problemi me gjurin. “Ai është përsëri në skuadër dhe ky është një lajm i mirë”, tha trajneri spanjoll.

Kai është stërvitur mirë, ka rritur ngarkesën e tij dhe po përballet me këtë shumë mirë. Është një lajm i mirë që do ta kemi sërish në dispozicion”, tha Arteta, që e aktivizoi sulmuesin në 20 minutat e fundit.

Havertz dukej se do të kishte një rikthim më të hershëm, kur u grumbullua për ndeshjet kundër Aston Villa, Bournemouth dhe Liverpool. por ai qëndroi në stol. “Kur një lojtar ka mundësinë të veshë fanellën tonë dhe të garojë për ne, e di që kërkesat janë të shkëlqyera dhe kaq,” shtoi Arteta.

The post Sulmuesi luan sërish që pas dëmtimit në fillimin e sezonit, Arteta: Ky është një lajm i shkëlqyer appeared first on Telesport.