Zëvendësambasadori gjerman takohet me Jasharin, flasin për të ardhmen e FSK-së

Zëvendësambasadori gjerman, Christian Bottcher është takuar me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari.

Ambasada gjermane në Kosovë bëri të ditur se dyshja diskutuan për procesin e transformimit dhe të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen shumëvjeçare të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së. Po ashtu, theksohet se Bottcher rikonfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës.

“Christian Bottcher gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e fortë dhe konstruktiv me FSK-në”, thuhet në njoftim.