Pedri: Dhamë gjithçka në finale, fjalimi që mbajti Araujo na entuziasmoi pa masë

Pedri González udhëhoqi sërish mesfushën e Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit (3-2) dhe foli pas fitimit të titullit të parë të sezonit: “E dinim që ata do të vinin me shumë dëshirë, por edhe ne po ashtu, pas ndeshjes së fundit kundër tyre.

Kur hapet rezultati, fillojnë të ndodhin shumë gjëra. Ata janë shumë të fortë në tranzicion. Vinicius shënoi një supergol, pak më pas shënuam ne. Dukej sikur do të fishkëllehej fundi i pjesës së parë dhe erdhi goli i tyre. Në pjesën e dytë e dinim që do të ishte e vështirë, por dolëm në fushë të jepnim gjithçka”.

Ai vlerësoi Raphinha dhe theksoi rolin e Araujo në dhomën e zhveshjes: “Ronald na jep shumë, brenda dhe jashtë fushe. Ai mbajti një fjalim para se të dilnim në fushë, na entuziazmoi shumë, ndaj dolëm për të kafshuar”. Për veten: “Gjithmonë mund të shihet një Pedri më i mirë”.

 

The post Pedri: Dhamë gjithçka në finale, fjalimi që mbajti Araujo na entuziasmoi pa masë appeared first on Telesport.