Dëshira e madhe e Liam Rosenior për merkaton e janarit është ylli i Real Madridit

Trajneri i ri i Chelsea-s, Liam Rosenior, ka filluar me kërkesën e parë për drejtuesit e klubit për merkaton e janarit. “Fichajes” zbulon se trajneri i ri i “Bluve” ka ëkrkuar transferimin e Alexander Arnold nga Real Madrid, në formë huazimi.

Sezoni i parë i anglezit te klubi madrilen nuk është në nivelin që pritej. Arnold nuk ka arritur dot të jetë një titulalr fiks në formacionin e Xabi Alonso dhe paraqitjet e tij të deritanishme nuk kanë qenë të ndonjë niveli të jashtëzakonshëm, të paktën siç ndodhte kur ishte te Liverpool.

Gjithsesi, largimi i anglezit nga Real Madrid gjatë merkatos së janarit duket i vështirë për të ndodhur. Ndoshta trajneri i ri i “Chelsea-s” duhet të shqyrtojë alternativa të tjera.

The post Dëshira e madhe e Liam Rosenior për merkaton e janarit është ylli i Real Madridit appeared first on Telesport.