Peci e merr në koalicion LDK-në, Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit të Mitrovicës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut nga Lista Guxo, Faton Peci, ka arritur koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës për udhëheqje në këtë komunë, shkruan Reporteri.net.

Safet Kamberi nga LDK është zgejdhur kryesues i Kuvendit të Mitrovicësu. Ai  mori 18 vota për, 10 kundër dhe dy ishin të pavlefshme.

Kamberi ishte i vetmi kandidat për këtë pozitë, dhe u votua nga  asambleistët e LDK-së, VV-së dhe Guxo-s.

Pasi u zgjodh në pozitën e kryesuesit të Kuvendit, Kamberi, njoftoi se nesër në ora 10:00 do të ketë seancë, e cila do të jetë e rregullt.

Kujtojmë se 11 dhjetori ka qenë afati i fundit që të zgjidhet kryesuesi komunal si dhe të betohet anëtari Arian Tahiri nga PDK-ja. Si rrjedhojë, u ftua mbledhje urgjente në orën 21:30. Kjo mbledhje ishte paraparë të mbahej nesër në orën 10:00, por sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kryesuesi duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve nga betimi i kryetarit të komunës. /Reporteri.net/.