Bayern kërkon një mesfushor, ka dy alternativa për verën 2026

Bayern ka nisur lëvizjet e merkatos për të forcuar mesfushën, duke e konsideruar këtë repart si prioritet për sezonin e ardhshëm.

Klubi bavarez kërkon një profil që të kombinojë cilësinë teknike me intensitetin dhe inteligjencën taktike, në mënyrë që të rrisë kontrollin e lojës dhe konkurrencën në nivelet më të larta europiane.

Në listën e opsioneve kryesore janë dy emra të mëdhenj: Sandro Tonali dhe Frenkie de Jong. Italiani i Newcastle vlerësohet për agresivitetin, disiplinën dhe aftësinë për të diktuar ritmin, ndërsa holandezi i Barcelonës ofron elegancë, vizion dhe qarkullim të shpejtë të topit.

Zgjedhja mes tyre pritet të varet nga strategjia financiare dhe filozofia e lojës që Bayern synon të ndërtojë.

The post Bayern kërkon një mesfushor, ka dy alternativa për verën 2026 appeared first on Telesport.