Në Mitrovicën e Veriut është raportuar një rast vjedhjeje në një objekt fetar. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 10 janar 2026, rreth orës 15:30, ku persona të panjohur kanë marrë rreth 127 euro nga objekti.
Autoritetet policore kanë njoftuar se njësitet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe po merren me hetimin e rastit, me qëllim identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Hetimet janë në vazhdim.










