KSHZ: Gjithçka gati për zgjedhjet në katër komuna të Maqedonisë së Veriut

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat – Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë – kanë përfunduar me sukses.

Materialet zgjedhore tashmë janë shpërndarë në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe, më pas, u janë dorëzuar Këshillave Zgjedhor nëpër vendvotime.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, në këto komuna sot kanë të drejtë vote gjithsej 128.286 qytetarë. Konkretisht, 82.870 zgjedhës figurojnë në listat e Gostivarit, 27.279 në Vrapçisht, 10.575 në Mavrovë-Rostushë dhe 7.562 në Qendër Zhupë, raporton Alsat M, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe nga zgjedhjet komunale të mbajtura më 19 tetor, ku sipas Kodit Zgjedhor kërkohej pjesëmarrja e të paktën një të tretës së votuesve për të zgjedhur kryetarin, në këto zgjedhje të përsëritura nuk aplikohet cenusi.