Mahrez me shokë e mbyllin këtu, Nigeria e pandalashme kalon në gjysmëfinale (video)

Nigeria është gjysmëfinalistja e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës. “Shqiponjat e Afrikës” fituan pa probleme 0-2 ndaj Algjerisë, në çerekfinalen e luajtur në Marrakech. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa pjesa e dytë nisi në mënyrë fantastike për Nigerinë.

Në minutën e 46-të, Victor Osimhen zhbllokoi shifrat, duke shënuar me kokë, pas një krosimi perfekt të Onyemaechi. Goli i dytë për Nigerinë erdhi në minutën e 57-të, me Akord Adams, i cili pas asistit fantastik të Osimhen dhe aksionit të shpejtë të Nigerisë.

Në minutat shtesë pati edhe një përballje verbale mes futbollistëve të dy ekipeve. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Nigeria fiton 0-2 dhe shkon në gjysmëfinale, aty ku do të përballet me fituesin e çiftit Egjipt-Bregu i Fildishtë, sfidë që nis në orën 20:00.

SHIHGOLIN1

SHIHGOLIN2

The post Mahrez me shokë e mbyllin këtu, Nigeria e pandalashme kalon në gjysmëfinale (video) appeared first on Telesport.