Gabimi i Vojvodës kushton shumë, Como shpëton në frymën e fundit ndaj Bologna. Hap fals i Udinese në shtëpi ndaj Pisa (video)

Janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 20-të në Serie A. Në “Giuseppe Sinigaglia”, Como ka barazuar 1-1 ndaj Bologna. Miqtë gjetën të parët avantazhim me Nicolo Cambiaghi në fillim të pjesës së dytë, që erdhi si pasojë e një topoi të humbur në zonën e tij nga Mërgim Vojvoda.

Në minutën e 60-të, autori i golit, Cambiaghi, ndëshkohet direkt me karton të kuq për goditje më bërryl ndaj kundërshtarit. I sapo futuri në fushë, Martin Baturina, shënoi golin e barazimit për vendasit në minutën e fundit shtesë, me një goditje plot klas brenda zonës. Rezultati final 1-1. Como mbetet në vendin e gjashtë me 34 pikë, Bologna në vendin e tetë me 27 pikë.

Në Friuli, hap fals i Udinese që barazoi 2-2 ndaj Pisa-s së vendit të fundit. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Tramoni, Udinese përmbysi shifrat brenda pjesës së parë, me golat e Kabasele 19′ dhe Davis në minutën e 40-të nga penalltia. Meister barazoi shifrat për Pisa-n, në pjesën e dytë.

SHIHGOLAT

The post Gabimi i Vojvodës kushton shumë, Como shpëton në frymën e fundit ndaj Bologna. Hap fals i Udinese në shtëpi ndaj Pisa (video) appeared first on Telesport.