Juventus është një nga klubet më aktive këtë merkato janari, edhe pse bardhezinjtë ende nuk kanë bërë ndonjë goditje zyrtare, por ndjekin disa pista.
Synimi kryesor është transferimi i Federico Chiesa-s. Italiani dëshiron të kthehet në ish-klubin e tij, por Liverpooli nuk planifikon të humbasë një lojtar sulmues kaq të vlefshëm. Prandaj, një huazim me mundësi blerjeje po konsiderohet si një zgjidhje e re.
Një tjetër objektiv i rëndësishëm i bardhezinjve është edhe Noussair Mazraoui, mbrojtësi maroken i Manchester United. 28-vjeçari pëlqehet shumë nga Luciano Spalletti dhe mund t’u bashkohet bardhezinjve shumë shpejt.
Ndërkohë, Juventus pret të përfitojë 20 milionë euro nga shitjet e Arthur Melo dhe Kaio Jorge në Brazil te Gremio dhe Cruzeiro, përkatësisht.
The post Juventus ia sheh “hajrin” dy brazilianëve, me paratë e tyre do të bëjë dy super përforcime në janar appeared first on Telesport.










