Në vitin akademik 2024/25, 14 mijë e 394 nxënës më pak janë regjistruar në çerdhet, shkollat edhe fakultetet publike dhe private në vend krahasuar me vitin akademik 2023/24, shkruan Gazeta Metro.
Në këtë raport janë publikuar të dhënat në 10 vitet e fundit që në secilin sistem të arsimit vërehet numër më i vogël.
Gjatë dy viteve të fundit, vendi i vetëm ku është shënuar rritje në numër është në çerdhe dhe parashkollorë ku në vitin 2023/24 numri i fëmijëve ishte 32 818, ndërsa në vitin 2024/25 ishte 34 038. Në të gjitha shkallët e tjera numri ka rënë.
Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në vitin 2023/2024 ishte 215 431. Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në vitin 2024/2025 ishte 208 515.
Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në vitin 2023/2024 ishte 65 757.
Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në vitin 2024/2025 ishte 63 551.
Numri i nxënësve në arsimin fillor,të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë special në vitin 2023/2024 ishte 305.
Numri i nxënësve në arsimin fillor,të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë special në vitin 2024/2025 ishte 302.
Numri i studentëve në vitin 2023/2024 ishte 71 306.
Numri i studentëve në vitin 2024/2025 ishte 64 817.
Më poshtë mund të gjeni edhe statistikat në 10 vitet e fundit për secilin nivel të shkollimit.











