Latifi: Veselin po e sulmojnë që ta bëjnë të heqë dorë nga diçka prej të cilës asnjë komb nuk mund të heqë dorë

Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, përmes një statusi në ‘Facebook’ ka shkruar se Veseli mori tri goditje që prej kur nisi iniciativën për Tribunalin.

Ai thotë se Veseli mori tri goditje dhe tri heshtje që kanë emrat Polici, Prokurori dhe AKI.

Ja statusi i plotë i Latifit:

Në fillim doli lajmi i rremë: ka shkuar në Hagë! Pastaj fotoja e rreme: për t’ia diskredituar idenë e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë! Pastaj videoja e rreme: për t’ia nxirë emrin para qytetarëve. Tepër inteligjente, për të qenë e rastësishme. Tri goditje, për një qëllim: ta ndalin, ta bëjnë të heqë dorë nga diçka prej të cilës asnjë komb nuk mund të heqë dorë, dënimit të atyre që urdhëruan e zbatuan gjenocidin kundër tij. Tri goditje dhe tri heshtje që kanë emrat Polici, Prokurori dhe AKI. Dhe një shtet që nuk funksionon!