Pas reshjeve që kanë nisur që nga mbrëmja e së premtes, disa zona po përballen sërish me vërshime.
Në Suharekë është bërë apel për kujdes në disa rrugë të përmbytura.
Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka treguar se cilat rrugë janë të bllokuara.
“Rruga që kalon nga fshati Tërrnje në drejtim të Nëpëbishtit është e bllokuar”, ka thënë ai përmes një videoje në Facebook.
Ndërkohë, mëngjesin e së shtunës, Policia ka njoftuar se një segment i rrugës nacionale Ferizaj-Prishtinë është ndaluar përkohësisht për qarkullimin e automjeteve, për shkak të pranisë së madhe të ujit në rrugë./teve1.info/










