Ish-koloneli i Policisë, Qeverisë: Familjet e policëve të rënë të marrin pensionin e dhjetorit pa vonesa

Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, ka kërkuar nga Qeveria që familjet e policëve të rënë të marrin pensionin e dhjetorit pa vonesa.

Ai ka shprehur keqardhjen në lidhje me mos realizimin e këtij pensioni.

Në një internistë për Ekonomia Online, ai ka thënë se këto pagesa duhet të kryhen pa vonesa nga ministria e financave.

“Unë mendoj se Sindikata ka vepruar drejt dhe reagimi i saj është i arsyeshëm, pasi kemi të bëjmë me një kategori të kolegëve tanë që kanë rënë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Këto pagesa janë respekt për familjarët e tyre dhe nuk duhet të ketë vonesa, sidomos për pensionimin e anëtarëve të familjes. Nuk e di arsyen pse Ministria nuk i ka ndarë mjetet pensionale për familjet e kolegëve tanë të rënë, por një gjë e tillë duhet të ndodhë sa më parë. Kjo është detyrë e institucioneve shtetërore, por edhe respekt nga e gjithë popullata, sepse këta policë kanë dhënë jetën duke mbrojtur rendin dhe sigurinë e Kosovës”, ka thënë Morina.