Kushtetuesja rrëzoi 13 vendimet e VV’së, këta si zakonisht sulmojnë Gjykatën

 

13 vendimet që morën deputetët e VV-së në 5 dhjetorin e 2024-tës, Gjykata Kushtetuese ia ka rrëzuar të enjten, vendim ky që nuk u prit mirë nga VV si zakonisht.

Këto 13 vendime kryesisht majtiste, i kishte kontestuar Partia Demokratike e Kosovës, ku në aktgjykimin e nxjerr të premten Gjykata vendosi që 12 nga vendimet e kontestuara të Kuvendit nuk janë në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, konkretisht me nenet 4, 7, 74, 76 dhe 77 të Kushtetutës.

Megjithatë ashtu sic pritej ky vendim nuk u prit mirë nga Lëvizja Vetëvendosje të cilët sërish zgjodhen të sulmojnë këtë gjykatë në vend se të pranojnë vendimin e saj.

Ishte kordinatorja për komitete e VV-së Dejona Mihali e cila kritikoi ashpër vonesën e Gjykatës në trajtimin e rastit, duke theksuar se ligjet kanë qëndruar të “ngujuara” për më shumë se një vit, ndonëse afati ligjor për vendimmarrje është tre muaj. Ajo ka lidhur aktivizimin e Gjykatës me zhvillimet politike dhe zgjedhore.

Këto sulme të VV-së ndaj Gjykatës I kritikoi edhe Eugen Cakolli nga KDI, I cili tha se “sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese sa herë që një vendim nuk i pëlqen shumicës politike janë problem serioz për demokracinë. Edhe nëse Gjykata ka vonuar më shumë sesa pritej, kjo nuk e ndryshon thelbin e aktgjykimeve dhe nuk e arsyeton delegjitimimin apo sulmet ndaj anëtarëve të saj”.

Vendimi I Kushtetueses natyrisht që u mirëprit nga vetë ata që e kishin dorëzuar. PDK e mirëpriti këtë vendim të kushtetueses ndërsa thanë se “PDK mbetet e vendosur të vazhdojë angazhimin e saj politik dhe institucional në mbrojtje të rendit kushtetues, sundimit të ligjit dhe funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse shteti i së drejtës mbrohet çdo ditë dhe jo vetëm atëherë kur i konvenon pushtetit.”/gazetametro.net