Rruga e David Coote, dikur arbitër i nivelit të lartë në Premier League, u mbyll në mënyrën më dramatike. Ish-gjyqtari anglez u dënua me 9 muaj burg, me pezullim për 2 vite, sepse posedonte video të pahijshme me një të mitur, vepër e klasifikuar në kategorinë më të rëndë nga ligji britanik.
Emri i Coote kishte dalë në pah muajt e fundit për disa skandale, që i shkatërruan karrierën: fillimisht një video “virale” ku fyente Jürgen Klopp, çka çoi në shkarkimin e tij; më pas një tjetër filmim gjatë “Euro 2024”, ku shfaqej duke përdorur një substancë të bardhë, ndërsa ishte i angazhuar si arbitër. Ai ishte hetuar edhe nga FA për ndeshje të trukuara dhe kartonë të verdhë të dyshimtë, akuzë nga e cila u shpall i pafajshëm.
Gjykata konstatoi në kompjuterin e tij një video mbi 2 minuta me një djalë 15-vjeçar. Mbrojtja tha se materiali ishte 6 vite i vjetër, periudhë e lidhur me varësinë nga kokaina. Coote deklaroi se është 11 muaj pa drogë dhe në terapi. Përveç pezullimit, iu vendos edhe një urdhër parandalues 10-vjeçar.
The post Arbitri anglez dënohet me 9 muaj burg për materiale me përmbajtje pedofilie appeared first on Telesport.










