Dejona Mihali eskalon me akuza ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses: Aktivizohen kur atyre që i kanë jashtë, nuk iu ec vota

Dejona Mihali ka eskaluar në akuza ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Mihali ka lënë të kuptohet se gjyqtarët janë të lidhur me partitë në opozitë.

Postimi:

1 vit e 1 muaj i mbajti të ngujuara dhjetra ligje të seancës plenare të 5 dhjetorit 2024 Gjykata Kushtetuese. Afati që duhej të përgjigjej ishte maksimumi 3 muaj. Ama priti 4 palë zgjedhje dhe të gjitha numërimet e votave.

Sot vendosi të na informojë se seanca plenare e thirrur sipas rregullave të Rregullores së Kuvendit na qenkërka joprocedurale. Nuk dihet prej kur Kushtetuesja merret me rregulloret dhe procedurat e seancave teksa shumica voton e vendos se si mbahen ato.

Por çka dihet është se 5 anëtarët aktivizohen kur atyre që i kanë jashtë nuk iu ec vota në popull.