“Më tha: Çfarë po bën?!” Del Piero dhe eksperimentet që habitën Lippin në stërvitjen e Juves

Alessandro Del Piero nuk u kënaq kurrë dhe ambicia për t’u përmirësuar vazhdimisht e ndihmoi të shkruante histori me Juventusin. Ai eksperimentoi edhe te goditjet standarde, një aspekt ku shkëlqente, duke befasuar edhe trajnerin Marcello Lippi.

Në formatin “1996, l’anno di Del Piero” del në pah një dialog nga stërvitja. Lippi rrëfen: “E surprizoja herë pas here duke provuar të gjuante me një pozicion tjetër të këmbës. Më thoshte: Sipas meje ka një pozicion tjetër nga ato që njohim për të gjuajtur, dua ta provoj… Ishte në evolucion të vazhdueshëm, kishte fantazi dhe kreativitet”.

Del Piero kujton: “Kur kishte hapësirë, qëndroja pas stërvitjes për të provuar goditjet e lira”. Ai shpjegon kërkimin për trajektoren që “ngrihet e zbret”, frymëzuar nga goditjet braziliane: “Doja ta rikrijoja atë lloj goditjeje nga vendi”. Fillimisht gabime, por më pas golat erdhën: “Në Bologna i pari… Kërkimi i vazhdueshëm për diçka të re është si të kesh armë shtesë”.

The post “Më tha: Çfarë po bën?!” Del Piero dhe eksperimentet që habitën Lippin në stërvitjen e Juves appeared first on Telesport.