Sipas “La Stampa”, merkatoja e janarit e Juventusit duhet të rregullojë aspekte më pak të dukshme, por të rëndësishme, si eksperienca, karizma dhe aftësia për të përballuar presionin e një fanelle të madhe. Këto janë elementë që ndikojnë fuqishëm në performancë.
Për këtë arsye, vlerësimet e drejtorit të ri sportiv Marco Ottolini nuk fokusohen vetëm te të rinjtë premtues. Vëmendja po shkon te lojtarët me përvojë, të mësuar të fitojnë dhe të luajnë në nivele të larta. Në këtë kontekst rritet interesi për Bernardo Silva, 31 vjeç, shtyllë e Manchester City dhe Portugalisë. Kontrata e tij skadon dhe portugezi ka komunikuar se do të largohet në fund të sezonit.
Juventusi e ndjek situatën me interes, gati të konkurojë për ta siguruar në qershor ose edhe ta bëjë këtë në janar. Bernardo Silva do të sjellë udhëheqje në fushë dhe prani tekniko-mentale, siç kërkoi Milani me Modric. Figura të tilla si Pirlo, Matuidi dhe Khedira kanë qenë bërthama e cikleve fituese të Juventusit, duke mbushur një boshllëk të personalitetit që skuadra ka pasur kohët e fundit.
The post Bernardo Silva do të largohet nga “qytetarët”, Juve mund të provojë ta marrë më herët appeared first on Telesport.










