Dumfries, mesazh nga “infermieria”: I fokusuar te kthimi. Shihemi së shpejti, djema!

Denzel Dumfries mezi pret të kthehet të vrapojë në krahun e djathtë, por rruga është ende e vështirë. Mbrojtësi holandez, pas operacionit në kyçin e këmbës, ka dashur të qetësojë ambientin interist me një postim në Instagram, ku shihet duke punuar: “I fokusuar te kthimi. Shihemi së shpejti, djema”.

Mesazhi ishte një motivim për Cristian Chivu dhe tifozët, të cilët duhet të jenë të durueshëm. Dumfries do të mungojë patjetër gjatë gjithë janarit dhe, me shumë gjasa, edhe në shkurt. Objektivi realist i stafit mjekësor është ta rikuperojnë për fillimin e marsit. Të dielën, më 8 mars, është në kalendar derbi kundër Milanit.

 

The post Dumfries, mesazh nga “infermieria”: I fokusuar te kthimi. Shihemi së shpejti, djema! appeared first on Telesport.