Ndërprerja e kontratës së ish-trajnerit Igor Tudor e ka liruar bilancin e Juventus, që kishte një marrëveshje në fuqi deri në qershor 2027 me kroatin. Tashmë objektivi i bardhezinjve është Luciano Spalletti.
Juventus po përshpejton për t’i dhënë Luciano Spalletti një kontratë të re, psi ajo aktuale skadon në fund të këtij sezoni. Kjo do të thotë që palët do të nisin një projekt me perspektiva që shtrihen përtej kësaj vere.
Në këto muaj të parë në Torino, ish-trajneri i kombëtares italiane i ka bindur të gjithë. Champions League është rikthyer fuqishëm në synimin kryesor dhe klubi ka vendosur të mbështetet tek ai për të ndërtuar një projekt dhe për të planifikuar strategjitë dhe lëvizjet e ardhshme.
Për këtë arsye, drejtuesit në Continassa kanë vendosur t’i ofrojë trajnerit një rinovim kontrate dhe të përshpejtojë procesin për të mbyllur marrëveshjen shpejt: një zgjatje deri në vitin 2028 është në tryezë.
The post Juventus heq Tudor nga lista e pagave, paratë e kursyera do të shkojnë për Spalletti appeared first on Telesport.










