Dimarco: Falë punës së trajnerit Chivu tani ekipi është më i bashkuar

Mesfushori italian Federico Dimarco ishte një nga protagonistët e fitores 2-0 të Inter të mërkurën në fushën e Parma. Ai realizoi golin e parë të skuadrës zikaltër, që tani është shkëputur 4 pikë nga vendi i dytë.

Si çdo ndeshje, patëm shumë raste që, për shkak të fatit të keq ose mungesës së tij, nuk mundëm t’i përfundonim. Ishte e rëndësishme të fitonim. Tani le të përqendrohemi te e diela“, tha Federico Dimarco.

Më tej, ai analizoi gjendjen e Inter: “Ky ekip ka arritur kaq shumë në vitet e fundit. Madje mund të kishin fituar edhe më shumë. Pas zhgënjimit në finalen e humbur në Champions, tani jemi më të bashkuar falë punës së trajnerit Chivu“.

The post Dimarco: Falë punës së trajnerit Chivu tani ekipi është më i bashkuar appeared first on Telesport.