Hansi Flick lavdëroi paraqitjen e skuadrës së tij, pas fitores bindëse 5-0 ndaj Athletic Club në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës: “Më pëlqeu shumë ajo që pashë: portë e paprekur, besim në mbrojtje dhe një mentalitet e qëndrim ndryshe. Luajtëm si ekip, në sulm dhe në mbrojtje”.
Ai theksoi lidhjen mes reparteve, pozicionimin korrekt dhe rastet e krijuara: “Golat ishin të jashtëzakonshëm, por është vetëm një ndeshje”. Për Lamine Yamal sqaroi: “Nuk u ndje mirë dy ditët e fundit. Bëri trajtim dje, por nuk u stërvit në dy seancat e fundit. Ishte problem stomaku, jo dëmtimi”.
Për Raphinha, autor i dy golave: “Jam shumë i lumtur për të, gjithmonë jep 100%”. Duke parë finalen, Flick nuk zgjodhi rival: “Bukuria e finales është ta shikosh i qetë”. Për Lewandowski: “Jam shumë i kënaqur me të, është në nivel të mirë. Vendimet do t’i marrim në fund të sezonit”.
The post Flick, pas fitores 5-0: Mungesa e Yamal si titullar nuk ishte për shkak dëmtimi appeared first on Telesport.










