Conte, i tërbuar me arbitrin: Mos vallë duhet ta presë krahun Hojlund? Kështu bëhet e vështirë…

Pas barazimit në “Maradona” kundër Veronës, Antonio Conte shprehu zhgënjim jo për paraqitjen e Napolit, por për vendimet e arbitrit Marchetti: “Nuk ka vetëm zhgënjim. Janë ndeshje që rrezikon t’i humbasësh; pati dy episode negative për ne, ku mund të bënim më mirë”.

Për penalltinë: “Vlerësimi është i veçantë, por e pranojmë”. Për rastin e Hojlund: “Nuk e di ku duhet ta vendoste krahun, çfarë duhet të bëjë? Ta amputojë? Kështu bëhet e vështirë…, por vazhdojmë përpara”.

Për debatin se kush është favorit me Interin: “Nuk më intereson, ju dini të krijoni zhurmë. Do përballemi me një skuadër shumë të fortë, që në dy vite ka luajtur dy finale Champions-i”. Conte shtoi se do të shkojnë “me dëshirë dhe vendosmëri në ndeshjen direkte ndaj Interit”, duke bërë llogarinë e të gatshmëve: “Rikuperojmë Mazzocchi, nga 15 lojtarë të gatshëm shkojmë në 16”.

Në fund, ai sqaroi: “Kam bërë vetëm komplimente për Interin, Milanin dhe Juven, duke kujtuar historinë e tyre. Nëse flas unë për arbitrat, shpërthen gjithçka. Në Itali më ndodh, në Angli jo”.

 

The post Conte, i tërbuar me arbitrin: Mos vallë duhet ta presë krahun Hojlund? Kështu bëhet e vështirë… appeared first on Telesport.