Gjermania ka miratuar një projektligj i cili parashikon të drejtën e vrasjes së ujqërve të egër por vetëm në raste të vetëmbrojtjes.
Gjermania është në vështirësi pasi është vënë re një rritje e vazhdueshme e popullatës së ujqërve dhe ndaj për këtë arsye është detyruar të ndërmarrë një vendim ekstrem: do të jetë e mundur që ujqërit të qëllohen madje edhe të vriten, dhe e gjitha kjo falë një projekt-ligji të ministres gjermane të Mjedisit.
Svenja Schulze e cila u shkarkua sot nga Këshilli i Ministrave pas regjistrimit të një morie rastesh të regjistruara kur edhe ujqërit kanë sulmuar njerëzit.
Ky projektligj i ri do të duhet të kalojë nga Parlamenti ku, megjithatë do të ketë edhe disa kufizime dhe limite si për shembull: ujqërit do të gjuhen vetëm nëse një njeri ndihet i rrezikuar prej tyre dhe një tjetër kusht i rëndësishëm është të ndaluarit e ushqimit të ujqve të egër e në këtë mënyrë edhe shmanget një rast i mundshëm kur një ujk mund të sulmojë drejtpërdrejt një njeri apo edhe mund të pengohet shtimi i tyre në numër, shkruan gazeta metro.
Ministri i Bujqësisë Kloeckner shpjegoi se kjo dispozitë ishte e nevojshme në funksion të “rritjes së shpejtë të popullsisë së ujqërve dhe kjo edhe si pasojë e ushqimit të vazhdueshëm të tyre nga vetë njerëzit.