Të martën mbrëma, Algjeria mundi Republikën Demokratike të Kongos 1-0 në 1/8-at finale të Kupës së Afrikës, pas kohës shtesë, me golin vendimtar të Adil Boulbina. Mes tifozëve më të entuziazmuar ishte edhe Zinedine Zidane, i pranishëm në Rabat për të mbështetur djalin e tij, Luca Zidane, portier i kombëtares së udhëhequr nga Petkovic. Ai festoi golin bashkë me gruan, Véronique.
Luca, 27 vjeç, i ftuar kohët e fundit nga Algjeria pas pjesëmarrjes me kombëtaret e reja të Francës, ka bërë një kompeticion të shkëlqyer. Ai nuk ka pranuar asnjë gol në tri ndeshjet e para (kundër Sudanit, Burkina Fasos dhe RD Kongo), duke u konfirmuar si elementi kryesor i mbrojtjes së “Fennecs”.
Tani ai dhe skuadra presin çerekfinalen kundër Nigerisë, me sfidues si Victor Osimhen dhe Ademola Lookman. Performanca e Luca-s do të jetë vendimtare nëse Algjeria synon të arrijë gjysmëfinalen dhe të përballet me Marokun ose Kamerunin. Zidane pritet ta ndjekë edhe ndeshjen tjetër në Marrakech, duke shpresuar që djali të vazhdojë aventurën e tij të suksesshme.

The post Zemra e babait… Zidane në Rabat për Algjerinë e Luca-s, gëzim për golin e fitores appeared first on Telesport.










