Zlatan Ibrahimović rrëfen historinë e tij personale, duke treguar fëmijërinë në Rosengard të Suedisë dhe ndikimin e largët të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, përmes një interviste të hapur me Slaven Bilic në “(Ne)uspjeh prvaka”.
“Unë u rrita në një komunitet të përzier, ku boshnjakë, kroatë, serbë, shqiptarë… kishin respekt për njëri-tjetrin. Më mësuan të sillesha si një fëmijë i vogël, të shijoja jetën dhe të luaja futboll. Nuk donin të më tregonin asgjë për këtë, – tregon Zlatan, duke kujtuar humbjen e gjyshes gjatë luftës dhe ndryshimin e mentalitetit të refugjatëve që mbërrinin në Suedi: – Unë jam boshnjak, ti je serb, kështu mendonin ata. Kur erdhën në atë geto në Rosengard, mentaliteti ndryshoi”.
Ai kujton gjithashtu idhullin e madh të fëmijërisë; Ronaldon (Fenomenin): “I thashë vetes: dua të jem si ai, por në futboll. Kur sheh një lojtar të tillë, fillon të bësh atë që bën ai. Për mua Ronaldo ishte, dhe mbeti, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Ka shumë lojtarë të mëdhenj, por ai është numri një për mua”.
The post Nga Suedia te lufta në Bosnje, Ibrahimovic tregon fëmijërinë dhe ndikimin e shokëve shqiptarë appeared first on Telesport.










