Fjalët e Lennart Karl ende bëjnë jehonë në Mynih. Talenti i Bayernit, shpresa e madhe bavareze për të ardhmen, iu rrëfeu disa tifozëve se ëndrra e tij është të luajë te Real Madridi. Ato fjalë, të menduara si private, u bënë publike.
“Shpresoj të mbetet mes nesh. Bayerni është një klub shumë i madh. Është ëndërr të luaj këtu, por një ditë dua të shkoj te Real Madridi. Ai është klubi im i ëndrrave, por kjo mbetet mes nesh”, – tha lojtari i ri, një deklaratë dashurie për Real Madridin, gjë që i ka acaruar në Gjermani.
Pavarësisht shumë fyerjeve, fotosh dhe “emoji” me minj, Karl ka marrë edhe mbështetje, kryesisht nga “Topi i Artë”, Lothar Matthäus, i cili tha për “Sky”: “Është fantastike kur dikush ka besim në veten e tij edhe në moshën 17-vjeçare. Vendosja e objektivave nuk ka lidhje me arrogancën. Real Madridi thjesht ka këtë lloj mistike. Bayerni është në një situatë të ngjashme, por shpesh dëshiron të provosh diçka të re në jetë”.

Matthäus shtoi: “Ai e di që duhet të performojë jashtëzakonisht mirë te Bayerni për të tërhequr vëmendjen e Real Madridit. Nuk ka thënë që do të luajë atje brenda dy viteve. Ëndrra mund të realizohet, por përmes punës dhe Bayerni do të përfitojë”.
Gjithashtu, Matthäus rrëfeu përvojën e tij personale: “Edhe unë do të kisha dashur të luaja te Real Madridi, por kontrata më mbajti tek Interi. Karl thjesht po sheh se çfarë është e mundur; jo vetëm sportivisht, por edhe për një jetë më të mirë, klimë më të mirë. Po flasim për klubin më të madh të botës. Shumë nga futbollistët më të mirë nuk dalin nga Bundesliga, por nga liga me më shumë vëmendje globale”.
Talenti i Bayern “tradhëton” bavarezët: Real Madrid është klubi im i ëndrrave
The post Matthäus qetëson situatën te Bayerni, mbështet Karl: Edhe unë do të kisha dashur të luaja te Real Madridi appeared first on Telesport.










