Qytetarë të shumtë u mblodhën sonte në sheshet e Prishtinës, në natën e 15-të të protestës me moton “Jo në emrin tim”, për të shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta u shoqërua me thirrje të vazhdueshme “UÇK, UÇK” dhe “Jo në emrin tim”, ndërsa pjesëmarrësit përcollën mesazhe se do të vazhdojnë të protestojnë dhe ta kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Speciale.
Në mesin e mesazheve të protestuesve u dëgjua edhe shprehja: “I bëjmë të fala Hagës, do të jemi këtu edhe 15 vjet po qe nevoja”.
