Barcelona mbron kreun e renditjes në La Liga pas fitores 2-0 në derbin kundër Espanyol. Një sukses që erdhi falë një goli mahnitës nga Dani Olmo në minutën e 86-të, pasuar nga ai i Lewandowski në minutën e 90-të. Të dy lojtarë sulmues që erdhën nga stoli për të vendosur ndeshjen.
Mesfushori sulmues spanjoll, një produkt i shkollës “blaugrana”, u rikthye te goli, ndërkohë që nuk ka luajtur në 5 ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi në shpatull. Ai vlerëson fitoren e të tijve: “Është si të festosh Vitin e Ri me një fitore. Ata luajtën një ndeshje të shkëlqyer, por ne ishim më konkretë“.
“Duhet të jemi të përqendruar, si ata që luajnë si titullarë ashtu edhe ata që vijnë nga stoli. Jemi një ekip. Të gjithë duhet të kontribuojmë. E fituam këtë derbi edhe falë portierit tonë Joan Garcia, që e meritonte të ishte MVP. Ai është i pabesueshëm. Është një portier i jashtëzakonshëm”, shtoi Dani Olmo.
Së fundmi, mesfushori komentoi rreth gjendjes së tij dhe se si ndihet tani: “Tani jam më mirë. Ky dëmtim i fundit ishte një ngjarje mjaft e rastësishme. Tani kam mentalitetin e duhur dhe forcën për t’u rikthyer në formën time më të mirë.”
The post Dani Olmo: Goli në derbi ishte një “dhuratë për Vitin e Ri”, kemi mentalitetin për t’u shpallur kampionë appeared first on Telesport.










