Arteta zbulon një sekret të Arsenal dhe vlerëson Rice: As nuk e dinim nëse do të ishte gati për të luajtur

Fitorja 3-2 e Arsenal në transfertë ndaj Bournemouth i çoi “topçinjtë” gjashtë pikë larg rivalëve në renditjen e Premier League. Trajneri Mikel Arteta zbulon një secret se përse skuadra e tij shënon shpesh në fillim të pjesës së dytë.

Sepse përpiqem të mësoj se çfarë ndodh në pjesën e parë, në cilat aspekte të punoj dhe t’i bëj lojtarët e mi t’i zbatojnë ato. Pjesa e parë është një kohë e rëndësishme, ku mbledh shumë informacion dhe ku mund të marrësh frymë, të reflektosh, të marrësh vendime dhe të dërgosh mesazhe për të fituar ndeshjet“, tha Arteta.

Protagonist në këtë ndeshje ishte Declan Rice, që realizoi dy gola për Arsenal. “As nuk e dinim nëse do të ishte i disponueshëm. Ai nuk ishte 100% i gatshëm dhe çdo minutë shtesë që mund të luante ishte e rëndësishme. Mënyra se si doli në fushë, duke shënuar dy gola, ishte e jashtëzakonshme”.

“I dërgoi një mesazh vërtet të rëndësishëm pjesës tjetër të ekipit. Ai ka aftësinë për të shënuar. Ebëri në mënyrë të ngjashme në të dyja situatat, është shumë i qëndrueshëm në këtë. A është ai një nga mesfushorët më të mirë në botë. Declan vazhdimisht i shton diçka lojës dhe lidershipit të tij. Ai është një lojtar kyç për ne“, shtoi Arteta.

Në fund, trajneri spanjoll tha: “Vendosja e objektivave nuk është e mjaftueshme, nevojitet një plan për t’i arritur ato. Çdo ndeshje kërkon shumë energji, shumë dëshirë dhe shumë përqendrim. Unë shoh angazhimin e vazhdueshëm të lojtarëve të mi dhe mendoj se jemi gati të përballemi me kaq shumë ndeshje”.

The post Arteta zbulon një sekret të Arsenal dhe vlerëson Rice: As nuk e dinim nëse do të ishte gati për të luajtur appeared first on Telesport.