Amorim shpërthen: Nuk jap dorëheqjen, jam këtu për të bërë trajnerin jo menaxherin

Trajneri Ruben Amorim bëri komente që theksuan zhgënjimin e tij ndaj Manchester United pas barazimit kundër Leeds (1-1 jashtë fushe). Një rezultat që ka vënë ndjeshëm në dyshim të ardhmen e tij në stolin e “Old Trafford”.

Unë kam një kontratë dhe do të jem këtu edhe për 18 muaj që zgjat ajo derisa bordi të vendosë të ndryshojë. Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen. Do të vazhdoj të bëj punën time derisa dikush tjetër të vijë për të më zëvendësuar“, tha Amorim.

Më tej, portugezi tha: “Dua vetëm të them se erdha këtu për të qenë trajner i Manchester United, jo menaxher. Dhe kjo është e qartë. E di që emri im nuk është Tuchel, nuk jam Conte, nuk jam Mourinho. Por unë jam trajneri i Manchester United“.

The post Amorim shpërthen: Nuk jap dorëheqjen, jam këtu për të bërë trajnerin jo menaxherin appeared first on Telesport.